Kreu i PD Lulzim Basha ka deklaruar para qytetarëve të Kuçovës se nuk do të ketë pazare as me Partinë Socialiste dhe as me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Basha ka theksuar se nuk ka pazare as me Ramën e as me Metën, por se PD do mendojë vetëm për interesat e qytetarëve.
“Nuk do të bëjmë pazar as me PS as me LSI do të mendojmë vetëm për interesat tuaja
Jo pazare as me Edi Ramen as me Ilir Metën se e patë si vodhën. T’i bashkojmë shqiptarët jo t’i përçajmë”, deklaroi Basha.
Deklaratat e kreut të selisë blu vijnë në një kohë kur po përflitet gjithnjë e më shumë për një koalicion të mundshëm qeverisës mes PS-së dhe PD-së./shekulli
Aksidentet rrugore në Shqipëri u ulën me 6.3% në mars, sjell...
Gjermania renditet e dyta në botë për rezervat e arit
Përplasje midis dy personave, sekuestrohen dy armë e 60 fish...
IKD: Procesi për zgjedhjen e Presidentit po cenon rendin kus...
Një burrë gjendet i vdekur në Prizren
Kryeziu: Rrezikohet shteti nëse shkohet në zgjedhje, duhet g...