Në emisionin “Kjo Javë” përveç Elbasanit, kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka folur edhe për Durrësin, pasi gazetarja e ka pyetur nëse do të rikandidojë Vangjush Dako në zgjedhjet e 30 qershorit.
Ligji zgjedhor e pengon Dakon të kandidojë për një ,mandat të 4-të, por në PS ende mendojnë se ai mund të rizgjidhet. Edhe Balla nuk u tregua konkret në përgjigjen e tij, teksa tha se po bëhet vlerësimi për gjithë kryebashkiakët e PS dhe punën e tyre.
Por ai e la të hapur mundësinë e “eliminimit” të Dakos, dike thënë se edhe nëse nuk konfirmohet kryebashkiaku i lidhur me bandën e Avdylajve nga Shijaku, do të japë kontributin e tij për Durrësin dhe PS.
“Ne kemi nisur një proces vlerësimi të kryetarëve në 35 bashki ku PS qeveris prej prillit të vitit të kaluar. Nga gjithë ky proces analize jemi në një fazë ku kemi vlerësuar se cilët janë ata që mund të marrin një mandat tjetër. Unë ndaj mendimin se Sotiraq Filo në Korçë ka bërë një punë të mirë. Dako është prej vitit 2007 në krye të bashkisë së Durrësit dhe ky qytet ka njohur një transformim të thellë, por në momentin e duhur do të jetë vetë Dako dhe struktura e PS Durrës dhe PS që do vendosë. Edhe nëse nuk do ishte në krye të bashkisë, kjo nuk e pengon që ai të vazhdojë aktivitetin e tij në mbështetje të zhvillimit të Durrësit. Sa i përket bashkisë së Elbasanit, është e sigurt që do vazhdojë ta drejtojë PS”, deklaroi Balla.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...