Dervican – Kryeministri Edi Rama, ka ftuar sërish homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis në Shqipëri, për të përuruar sheshin e Dervicanit dhe bustin e ish-kryeministrit grek Konstantinos Mitsotakis, i cili është babai i Kyriakos Mitsotakis.
Konstantinos Mitsotakis vdiq më 29 maj të vitit 2017, ndërsa ishte kryeministri i parë dhe i fundit grek që ka vizituar në Shqipëri minoritetin grek. Rama tha se në përvjetorin e vdekjes së Konstantinos Mitsotakis, do të përurohet edhe busti i tij.
“Do vendosim bustin e të ndjerit këtu në këtë zonë, babait tuaj. Për të merituar ti një bust në të ardhmen duhet të vish 5 herë këtu. Por duhet të fitosh zgjedhjet njëherë që të vish si kryeministër. E dyta, në përvjetorin e të atit ne shpresojmë ta kemi këtu. Na jep fjalën të vish këtu ta inagurojmë, se unë do jem prapë kryeministër, të inagurojmë sheshin dhe vendosjen e bustit.” tha Rama./abcnews.al/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...