Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadër kampione

12:14 | 29 Janar 2026
D.H

Kylian Mbappé nuk kërkoi justifikime pas humbjes së Real Madridit në Lisbonë, përkundrazi u tregua shumë kritik ndaj paraqitjes së skuadrës.

Ylli francez theksoi se nuk e kupton mungesën e vazhdimësisë këtë sezon dhe e cilësoi atë si një problem serioz.

“Nuk kam një shpjegim të qartë. Nuk kemi vazhdimësi në lojë dhe kjo është diçka që duhet ta zgjidhim. Nuk mund të jemi një ditë po e një ditë jo – kjo nuk është skuadër kampione. Na dhemb pak, sepse donim ta kishim shortin në dorë për t’u përmirësuar, por e meritojmë pozicionin ku jemi”, u shpreh Mbappé.

“Kemi luajtur keq… humbëm 4-2 dhe goli i katërt nuk ndryshon asgjë. Na vjen pak turp.”

Ai riktheu edhe një herë vëmendjen te problemi i vazhdimësisë: “Na mungon pak nga të gjithë. Në Ligë të Kampionëve çdo detaj është i rëndësishëm”.

Në fund, Mbappé pati edhe një mesazh për tifozët.

“I kërkoj ‘Bernabéut’ të na mbështesë. Nuk jemi eliminuar dhe në La Liga jemi në formë të mirë. Me tifozët do të bëjmë një ndeshje të mirë të dielën.”

Reali mund të përballet sërish me Benfican në raundin e 1/16 së finales, kurse kundërshtar potencial është edhe Bodo/Glimt./Arbresh.info