Shtatë kadetë shqiptarë të diplomuar në akademitë turke i shtohen Forcave të Armatosura.
Lajmi bëhet me dije nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Sipas saj, Forcat e Armatosura shqiptare vijojnë të shtohen me të rinj të arsimuar në akademitë prestigjioze botërore.
“Forcat e Armatosura vijojnë të shtohen me të rinj të arsimuar në akademitë ushtarake më prestigjioze botërore”, thekson Xhaçka. ”7 kadetë shqiptarë sapo u diplomuan në akademitë turke, përkrah 325 kolegëve të tyre nga 17 vende të botës. Kadetët shqiptarë përfunduan studimet bachelor dhe ato të përgatitjes ushtarake në akademitë e Forcës Tokësore, Ajrore dhe Detare dhe do të kthehen të shërbejnë në FA shqiptare”.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër