Ditën e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë qytetarët kanë filmuar një skenë të turpshme ku duken se si rreth shtatë policë të bashkisë së Tiranës merren me një grua të moshuar e cila ka nxjerrë arkat me fruta në mes të rrugës për të shitur.
Të bërtiturat e saj në përpjekje për të mbrojtur mallin ta bëjnë mishin kokërr. Ndërsa në sfond dëgjohet zëri i policëve që i thonë të paguajë taksat.
Është e habitshme ndërkohë se si këta policë nuk i kemi parë gjatë festave të fundvitit pranë sheshit Nënë Tereza ku të gjitha kioskat që shisnin aty nuk lëshonin asnjë kupon tatimor duke mos paguar në këtë mënyrë fare taksa.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Pikëllimi mund të bëhet më i vështirë gjatë festave – një ek...
Pse njerëzit që zgjohen para orës 7 janë më të lumtur?
“Lodhja” – fjala e vitit 2025
Rrugëtimi për çmimin e madh i ndërpritet Jasminës
Hamza në Mitrovicë premton spital të ri regjional