63-vjeçari pret damarët, humbet jetën

15:28 | 27 Qershor 2017
Arbresh.info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kuçovës, nga ku raportohet një shtetas 63-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij gjatë pasdites së djeshme.

Mësohet se shtetasi me iniciale D.N, është gjetur në banesën e tij, në lagjen “Tafil Skëndo”, në Kuçovë, ku banonte i vetëm, i pajetë.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas ka prerë damarët e duarve dh të këmbëve. Raportohet se 63-vjeçari ishte i divorcuar prej disa vitesh dhe kurohej për depresion.

Momentalisht dyshohet se akti tragjik është kryer për shkak të një gjendjeje të rënduar psikologjike, ndërkohë që ende po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave.

Shpërndaje në rrjete sociale