44 vite burg në total është dhënë për shqiptarët të cilët tregtonin sasi të mëdha të kokainës brenda paneleve të makinave.
Ky grup, që vepronte në Londër dhe Anglinë jugore, udhëhiqej nga shtetasi Lulëzim Zefi, 36 vjeç, i cili përdorte korrierë profesionistë, të cilët përmes makinave të modifikuara transportonin drogën.
I gjithë grupi u vu nën survejim për dy muaj nga oficerët e Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit të Organizuar, NCA.
Katër prej korrierëve të Zefit u kapën më 27 prill 2017 teksa po dërgonin 9 kg kokainë në një parkim në zonën Brentford.
Kokaina iu kap shtetasve Admir Simeqi, Gjergji Marku, Admir Bici dhe Ramadan Doçi. Droga e sekuestruar kapte vlerën e 720.000 stërlinave. Kështu, Lulëzim Zefi, 12 vite burg; Valentin Malocaj, 8 vite burg; Valon Bajgora, 8 vite burg; Gjergji Marku, 6 vite burg; Ramadan Doçi, 6 vite burg; Admir Simeqi, 6 vite burg; Admir Bici, 2 vite e 8 muaj burg; Kamel Safieddine, 2 vite e 8 muaj burg./albeu/
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...