Një plagosje me thikë është regjistruar këtë të premte në qytetin e Durrësit. Një 40-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij 32-vjeçare.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 16/1 rreth orëve të para të mëngjesit. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta.
32-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve. Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe po kryejnë kontrolle intensive për kapjen e tij.
“Durrës/ Informacion paraprak. Rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen nr. 16/1, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi Xh. K., 40 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen E. K., 32 vjeçe.
32-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin Xh. K., dhe po kryejnë kontrolle intensive për kapjen e tij.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./euronews.al
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...