Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme rreth orës 16:45 ku një 40 vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi duke punuar në ndërtimin e një pallati, është rrëzuar nga lartësia.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush”. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për veprimet e mëtejshme.
Tiranë
Informacion paraprak
Me datë 18.04.2018, rreth orës 16:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në qendër në një pallat në ndërtim ka rën nga lartësia një shtetas.
Menjëher në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në rrugën “Xhorxh Bush” në një pallat në ndërtim, shtetasi B.A., 40 vjeç, duke punuar është rrëzuar nga një lartësi, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për veprimet e mëtejshme. /albeu.com
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar
Java nis me diell, fundjava sjell reshje: Parashikimi i moti...
Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...
Kurti merr pjesë në lansimin e Platformës për Siguri Kiberne...
Moti sot me diell, temperaturat arrijn 19 gradë