Skandali i biletave të shitura jashtë planifikimit ka përfshirë dhe kompaninë shqiptare Air Albania.
Një ditë më parë 40 pasagjerë shqiptarë që do të udhëtonin në linjën Bolonjë-Shqipëri kanë mbetur pa u nisur pasi kompania kishte nisur më shumë bileta se sa ishte kapaciteti i saj.
Ngjarja është shoqëruar me konflikte e debate të forta mes pasagjerëve e përfaqësuesve të kompanisë në aeroporti e Bolonjës, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të rendit.
Denoncimi është bërë nga pasagjerët në rrjetet sociale të cilët ankohen se në situatën ku u ndodhën nuk i ka ardhur në ndihmë asnjë nga përfaqësuesit e kompanisë e as nga autoritetet shqiptare.
Fluturimi Tiranë-Bolonjë është udhëtimi i parë që u krye pas izolimit nga pandemia e nisjes së fluturimeve ndërkombëtare nga aeroporti shqiptar i kompanisë Air Albania
Chelsea – Man City, publikohen formacionet zyrtare
Po kalonte në formë të shkëlqyer, Muslija humb pjesën e mbet...
Drejtori sportiv i Bayernit tregon nëse Gnabry do të jetë ga...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
Trump: SHBA do bllokojë ngushticën e Hormuzit
Publikohet pamje nga dëmtmi i vetullës së Mbappes