Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka njoftuar se 40 persona janë arrestuar brenda 48 orëve gjatë operacioneve “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli”.
Balla tha se lufta kundër krimi po intensifikohet çdo ditë me rezultate të mirëpritura.
Ministri i brendshëm shqiptar ka përgëzuar Policinë e Shtetit, duke shtuar se pret rezultate të tjera sistematike në ditët në vijim për të garantuar sundimin e plotë të ligjit në gjithë territorin e vendit.
Postimi i plotë:
Lufta kundër krimit po intensifikohet çdo ditë, me rezultate të mirëpritura, duke hyrë në një fazë tjetër kontrollesh dhe reagimesh parandaluese në mënyrë të dedikuar ndaj të gjithë ata që janë një bezdi për komunitetet, ata që shpërndajnë lëndë narkotike, ata që thyejnë me arrogancë ligjin duke mbajtur armë pa leje, ata që janë në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, ata që përfshihen në vjedhje, etj.
Përgëzime Policisë së Shtetit në Tiranë, Durrës, Librazhd, Berat, Dibër, Lushnjë, Sarandë, Shkodër dhe Gjirokastër për këto rezultate. Rezultate të tjera sistematike presim në ditët në vijim, për të garantuar sundimin e plotë të ligjit në gjithë territorin e vendit./Arbresh.info/
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...