Ka nisur seanca maratonë në Kuvend. Në foltore ndodhet kryeministri Edi Rama, i cili po prezanton programin qeverisës “Rama 3” për katër vitet e ardhshme.
Rama tha se kjo qeveri do të hyjë në histori si qeveria me përbërjen me të madhe të grave.
“Kjo qeveri do të hyjë në histori si qeveria me përbërjen me të madhe të grave. Jam krenar që kjo shumicë e ka çuar para përpjekjhen për t’u dhënë grave dhe vajzave vendin e merituar. Kjo është një nga ato gjëra me rëndësi që koha u jep gjithnjë e më shumë rëndësi. Por thënë kjo dy gjëra të tjera duhen thënë. Tejkaklimi i shkallës së barazisë, 50-50 nuk ka qenë qëllim. Raporti i përmbysur nuk ishte pikënisje e qëllimshme siç ishte në kabinetin e parë për shembull. Por ishte pikëmbërritja e nartyshme”, tha Rama./arbresh.info/
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...
Alarm për bombë në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës...
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë