Pjesëmarrja në votime në zgjedhjet e sotme në Shqipëri deri në orën 16:00 sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është 35.89%.
Me të dhëna të raportuara nga 2554 QV, prej 5225 në total, rezulton se deri më tani kanë votuar 617.646 shqiptarë.
Shifrat e pjesëmarrjes janë më të ulëta sesa e njëjta orë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, kur pjesëmarrja ishte 41.25% në rang kombëtar.
Qarku me pjesëmarrjen më të lartë të votuesve në këto zgjedhje deri në orën 16:00 mbetet Dibra, me 43.42%. I dyti vjen qarku i Tiranës me 41.20% dhe në vend të tretë për pjesëmarrjen renditet Kukësi me 40.13%.
Qarku me pjesëmarrjen më të ulët deri më tani është Vlora, me 25.07% të votuesve që kanë ushtruar të drejtën e tyre./A2cnn
Ambasada e ShBA-së mesazh lojtarëve: Luani fort dhe bëjeni K...
Policia: Siguria për ndeshjen sipas standardeve të UEFA-s
FFK me dhuratë të veçantë për tre baballarët e rinj ‘Dardanë...
Kurti në 27-vjetorin e masakrës së Pastaselit: 106 civilë u ...
Mbreti Charles takim me Trump, vizitë historike në fund të p...
Krasniqi: Komunat janë vendi ku shteti takohet me qytetarin