Esmeralda Belba është një 32-vjeçare nga Kavaja. E vetmja pasuri që ka është djali i saj, Muhamedi 9-vjeçar, frut i një bashkëjetese që u paragjykua edhe nga familja e saj.

E papunë, pa mbështetje, asaj i është hequr dhe ndihma ekonomike, e vetmja e ardhur nga e cila mban frymën gjallë dhe i lejon të shkojë për të takuar të birin. Esmeralda nuk është e vetme. Ajo është një nga 682 familjet e varfra të Kavajës që këtë fillim viti janë nxjerrë jashtë skemës së ndihmës ekonomike, pa u dhënë asnjë arsye. Edhe përgjegjësi i ndihmës ekonomike në Kavajë nuk mund të sqarojë pse këtyre familjeve u është hequr edhe ai kontribut i vogël financiar që merrnin deri më tani. “Ndihma ekonomike jepet nga Ministria e Shëndetësisë. Arsyetimi që na kanë sjellë ne nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Tiranë është thjesht për të justifikuar urdhrin për shkurtimin e numrit të familjeve në nevojë. Përzgjedhja bëhet nga kjo drejtori, ku duhet të kërkohen dhe arsyet për largimin nga skema”, thotë Hamid Bregu, përgjegjës i ndihmës ekonomike Kavajë. E vetmja mundësi që ka Esmeralda dhe familjet e tjera në nevojë, ndonëse pa të ardhura është të udhëtojnë drejt Tiranës për të ankimuar këtë vendim që e cilësojnë arbitrar./TCH/
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...