Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar tabelat me rezultatet e votimit të 30 qershorit në bashkinë e Kamzës dhe në bashkinë e Korçës.
Rakip Suli i Partisë Socialiste është konfirmuar kryebashkiak i Kamzës, i cili zëvendëson në këtë detyrë Xhelal Mziun. Përsa i përket Korçës, Sotiraq Filo është rikonfirmuar në krye të kësaj bashkie.
Kamza dhe Korça ishin dy prej bashkive ku përballë PS u vendosën edhe kandidatët e Bindjes Demokratike. Me 4 vota pro dhe 1 kundër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të kthejë pas 40 kërkesat e paraqitura nga Bindja Demokratike, për ankimimin e rezultatit të zgjedhjeve të 30 qershorit.
KQZ bëri kërkesë që kjo forcë politike për të sjellë materialet e nevojshme për të analizuar ankimimet e saj./BW
Qeveria nesër mban mbledhje
KEK: Nuk ka rrezik gjatë punimeve në TC “Kosova B”
Ukraina thotë se vrau dhjetëra rusë në dy sulme në rajonin l...
Hajnat mësyjnë shtëpinë e Benjamin Pavardit, reagon shpejt K...
Hamza: Në zgjedhje po shkojmë shkaku i Kurtit, s’pati vullne...
Abdixhiku: Me Vjosa Osmanin kemi pasur dallime gjatë këtyre ...