Leo Nika, 29 vjecari nga Xhafzotaj që vrau prindërit e tij me armë zjarri të enjten është shfaqur i penduar para grupit hetimor.
Ai ka rrëfyer edhe motivet e grindjes që përfundoi në tragjedi. Në gjendje të rënduar psikologjike, Leo Nika tha se debati me prindërit nisi për para.
I papunë dhe i pashpresë Nika tregoi se donte të kthehej në Itali dhe për këtë paratë ua kërkonte prindërve.
Por i ati, Aliu dhe e ëma ia kanë refuzuar ndihmën, pasi ai kishte provuar më parë, por pa sukses emigracionin. Nika ka deklaruar para hetuesve se nuk mban mend se si e ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar mbi prindërit, raporton Top Channel.
Hetimet treguan se debatet në familjen Nika kanë qenë të vazhdueshme për shkak të pamundësisë së djalit për të siguruar të ardhura dhe mbajtur familjen. Leo Nika, 29 vjeç kurohej për probleme të shëndetit mendor që pas kthimit nga Italia.
Në shtëpinë e prindërve ai jetonte me gruan dhe vajzën. Nika u arrestua pas vrasjes së babait 70 vjeç dhe nënës 66 vjeçe, në derën e shtëpisë së tyre në Xhafzotaj, vrasje të cilën ai e ka kryer teksa ishte në gjendje të dehur.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...