Shqiptarët që jetojnë në qytetin e New York-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës festuan festën e 28 Nëntorit në Parlamentin e qytetit.
Anëtari i Këshillit Bashkiak të New York-ut, Mark Gjonaj, për këtë festim tha se ishte një nder dhe privilegj për të festuar pavarësinë shqiptare, ai po ashtu e falënderoi kryetarin dhe të gjithë antarët e Dhomës e së Këshilli së New York-ut.
“Urime për të gjithë shqiptarët që festojnë këtë ditë të rëndësishme në historinë, trashëgiminë, kulturën dhe kontributet që shqiptarët amerikanë kanë bërë këtij qyteti të mirë”, u shpreh Gjonaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.
Aty performuan disa valltarë për të pranishmit vallet shqiptare.
I pranishëm në këtë manifestim ishte edhe ushtari i Marinsave Amerikane, Mark Kepi, i cili në rrjetin social Twitter ndau disa momente nga ky manifestim.
Ai nëpërmjet kësaj uroi festën e Pavarësisë së Shqipërisë.
“Sot Parlamenti i qytetit të Nju Jorkut ishte kuq e zi. Gëzuar pavarësinë Shqipëria jonë e dashur”, ishin fjalët që tha ai në postimin e tij në Twitter.
Kusari-Lila: Vetëm sot 206 kërkesa për verifikim të njehsorë...
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën