Prej thuajse 10 vitesh, në aksin kombëtar Lin-Pogradec vazhdon përpjekja për të ndërtuar 21 km rrugë.
Pavarësisht kësaj, atje asgjë nuk ka mbaruar. Aktualisht ka përfunduar shtrimi i asfaltit, pjesërisht korsia e biçikletave, ndërsa ende nuk ka sinjalistikë.
Herë pas here, ministra të ndryshëm kanë inspektuar punimet dhe kanë deklaruar një vit afat për përfundimin e tyre.
Punimet për ndërtimin e aksit Lin-Pogradec duhej të kishin përfunduar në muajin shkurt të këtij viti, por edhe ky sezon turistik do ta gjejë qytetin liqenor mes punimeve infrastrukturore, shkruan TCH.
Në këtë segment, prej kohësh po punohet për ndërtimin e tunelit panoramik, por ngërçi i radhës këtu do të sjellë tejzgjatje të punimeve.
Shembja e një pjese të kodrës së kalasë ka bërë që dherat të bien mbi pjesën ku ishte duke u kryer ndërhyrja, e për të disatën vit radhazi kjo rrugë mbetet e papërfunduar.
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...