Një shqiptar u arrestua në Taranto nga policia italiane pasi u kap me 20 kilogramë heroinë.
Sipas mediave fqinje, drogën ai e kishte fshehur në një valixhe. Prangosja e shqiptarit, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u bë në periferi të qytetit, gjatë momentit që ai po zbriste nga një taksi.
Gjatë kontrollit, agjentët e policisë gjetën të fshehur drogën e cila dyshohet se më pas do të shpërndahej për t’u shitur në doza të vogla në zona të ndryshme.
Nga hetimet paraprake rezulton se shqiptari ishte korrier dhe se ishte punësuar nga një grup kriminal për të transportuar heroinën. Ndërkohë ende nuk dihet anëtarët e tij.
Për rastin, policia italiane ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e të gjithë pjesëtareve të këtij rrjeti kriminal si dhe personave që do të blinin drogën, e cila më pas do të hidhej në treg të zi për t’u shitur./top channel/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...