Vrasja në Durrës/ 38-vjeçari u qëllua brenda makinës

09:23 | 27 Shtator 2023
A Z

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku 38-vjeçari Fatjon Dervishi është ekzektuar në Katund të Sukthit, pranë shinave të trenit.

Viktima është banor i zonës Katund Sukth dhe nuk është person me precedent të mëparshëm penal. Kur është qëlluar me armë nga atentatorët, Fatjon Dervishi ishte duke drejtuar makinën dhe bashkë me të në mjet ka qenë edhe një shoku i tij, i cili nuk është prekur nga plumbat.

Sipas dëshmisë së këtij të fundit rezulton se ata kishin qenë në një lokal dhe po ktheheshin për në shtëpi kur janë goditur.

“Ishim në një lokal dhe po ktheheshim në shtëpi kur na qëlluan”- ka deklaruar në polici shoku i viktimës.

Mbi 10 persona janë shoqëruar në komisariat, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes./abcnews.al

Qëllohet për vdekje 38-vjeçari në Durrës

Shpërndaje në rrjete sociale