Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se A.M., ka humbur jetën pasi është goditur me grusht nga një tjetër person.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”.
2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi A.M., rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën.
Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe është duke u bërë hetim për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti./Top Channel/
I burgosuri u arratis dje gjatë trajtimit në Onkologji, inic...
Çka po ndodh me kontratën e Modricit te Milani?
Trump: SHBA ka nisur operacione të mëdha luftarake në Iran
Goditi për vdekje me kamion punëtori i KEK-ut në “Kosova B”,...
Teherani thotë se po përgatitet për hakmarrje pas sulmeve të...
KRU Prishtina njofton për ndërprerje të përkohshme të ujit n...