“Tym dhe flakë”. Kjo ishte panorama e seancës plenare të kësaj të hëne në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët e Foltores shkaktuan sërish tensione dhe kaos.
Deputeti Flamur Noka, por dhe të tjerë, ndezën flakadanë duke shkaktuar tym në sallë, ndërsa mori flakë dhe një objekt në një prej tavolinave ku qëndrojnë deputetët opozitarë.
Në lidhje me këtë, një ekip i Prokurorisë së Tiranës ka mbërritur në sallën e Kuvendit, për të parë elementët që shkaktuan zjarrvënien si dhe për të parë kamerat e sigurisë.
“Sali Berisha dhe Gazment Bardhi e quajnë një fitore të opozitës, së kauzës së saj dhe akuzuan mazhorancën se përdorën Gardën e Republikës. Prokuroria e Tiranës ka ardhur në Kuvend, ka mbërritur një ekip për të parë të gjithë elementët që shkaktuan zjarrvënien, për të parë kamerat e sigurisë. Një flakadan iu hodh kryeministrit, por garda e bllokoi atë”, raportoi gazetarja e ABC News, Esiona Konomi.
Kjo seancë, zgjati rreth 5 minuta, dhe buxheti u votua në parim, teksa nuk pati asnjë diskutim, teksa Kuvendi u “pushtua” nga tymi i flakadanëve./abcnews.al
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...