Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar pas tensioneve të sotme në Kuvendin e Shqipërisë.
Ai është shprehur se deputetët futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, e politikën e hodhën në rrugë.
“I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje”, ka shkruar Rama në X.
Sipas Ramës demokratët janë kapur ndaj ‘dikujt’, e nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen.
“Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur”, tha më tutje kreu i ekzekutivit shqiptar.
Kujtojmë se projekt-buxheti i vitit 2024 është miratuar mes tensionesh gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo që ishte parashikuar të zgjaste si seancë maratonë, u mbyll për 5 minuta me 83 vota pro të mazhorancës.
Inteligjenca amerikane: Kina po përgatit armatim për Iranin
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Eurodeputeti austriak: Kosova ndër vendet më të avancuara pë...
Abdixhiku: Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time – në qoft...
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...