Mbledhja e Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, e thirrur për të shqyrtuar projektvendimin “Për shtyrjen e orarit të votimit për 55 qendra votimi në qarkun Vlorë”, ka dështuar pas largimit të anëtarëve të opozitës.
Mbledhja u zhvillua me kërkesë të anëtarit të Rregullatorit, Arens Çela, dhe ishte parashikuar të mbahej në orën 17:00. Por menjëherë pas nisjes, anëtarët e zgjedhur nga radhët e opozitës u larguan nga salla, duke e bërë të pamundur vijimin e mbledhjes.
Pas tyre, mbledhjen e braktisi edhe juristi i Partisë Demokratike, Franci Nuri.
Ndërkohë, anëtarët e zgjedhur nga mazhoranca vijuan të qëndronin në sallë, por pa kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime. Kryetari i mbledhjes, Ilirjan Muho, sqaroi se pa kuorum nuk mund të procedohej më tej.
“Nuk kemi kuorum për të shqyrtuar projektvendimin, mbledhja nuk mund të vazhdojë,” deklaroi përfaqësuesi i Rregullatorit, Denar Biba.
Kjo situatë shënon dështimin e përpjekjes për të zgjatur orarin e votimit në qarkun e Vlorës, ku ishin evidentuar problematika në disa qendra votimi. Rrjedhimisht, orari i mbylljes në ato qendra mbetet i pandryshuar, sipas vendimit fillestar të KQZ-së./tch
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...