Sot mbushen plot 19 vjet nga vrasje tragjike e një prej figurave më të spikatura të historisë së pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri, Azem Hajdari.
Natën e 12 shtatorit 1998, vrasësit u shfaqën para ish selisë së Partisë Demokratike dhe aty me një breshëri kallashnikovi i morën jetën Hajdarit dhe një prej truprojave të tij, ndërsa plagosën rëndë edhe një tjetër.
Por edhe sot pas 19 vjetësh, megjithëse ka të dënuar për vrasjen e tij, ngjarja e atij 12 shtatori mbetet ende mister, veçanërisht personi që e mori në telefon dhe e bindi të dilte nga zyra e tij në selinë e PD-së.
Azem Hajdari u shqua për vetitë e tij, që në fillimin e Lëvizjes Studentore të vitit 1990 për të vazhduar më pas me veprimtarinë e tij politike, duke mbetur në kujtesën historike si një udhëheqës me vlera të rralla demokratike e patriotike, për të cilat atij i është dhënë, pas vdekjes, edhe Urdhri i lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Presidenti i Republikës.
Me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë në Qytetin Studenti në Tiranë u vendos edhe busti i tij.
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...