Fruthi regjistron 18 të infektuar brenda një viti në Shqipëri. Specialsitët e ISHP thonë se shkak është bërë mosvaksinimi I fëmijëve.
Ulja e mbulesës vaksinale kundër fruthit po shfaq herë pas here raste sporadike të sëmundjes. Ekspertët e ISHP thonë së aktualisht 92% e fëmijëve janë të vaksinuar me dy dozat e vaksinës, ndëra rekomandimet e OBSH janë që kjo shifër të jetë mbi 95% për të siguruar mbrojtje maksimale për fëmmijët.
Shefja e programit kombëtare të vaksinimit, Rovena Daja u shpreh se problem mbetet doza e parë e vaksinimit.
“Prej disa vitesh, ekspertët vërejnë se probleme mbetet aplikimi I dozës së parë të vaksinës, e cila duhet bërë kur fëmija bën 1 vjec por shpesh prindërit e shtyjnë në kohë, duke I vënë të vegjlit e tyre në rrezik’ tha ajo.
Daja shtoi se rasti i fundit po merr ndihmë mjekësore në QSUNT.
“Rasti i fundit I identifikuar me fruth është një fëmijë 3 vjec, I cili po merr shërbim mjeksor në spitalin e pediatrisë në QSUNT. Fëmija nuk frekuentonte cerdhen dhe kjo ka bërë sipas eskpertëve që të mos ketë raste të tjera të infektuara”, shtoi ajo./euronews.al
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes – ...
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë