Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e Covid-19 në 24 orët e fundit në vend.
Për fat të mirë vazhdohet të mos ketë viktima, ndërsa rastet e reja janë 16.
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 411 testime, ka 16 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 2 të shëruar në 24 orët e fundit
3 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 411 testime, nga të cilët 16 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashki:
9 në Tiranë, 2 në Lushnje, nga 1 qytetarë në Kurbin, Durrës, Fier, Dimal, Kuçovë.
Janë 130 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,543 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 3 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore 16
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 411
Testime totale 2,032,010
Raste pozitive 333,269
Raste të shëruara 329,543
Raste Aktive 130
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 105
Fier 12
Vlorë 4
Durrës. 3
Berat. 3
Elbasan. 2
Lezhë. 1 /abcnews
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...