Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda në natën e ndërrimit të viteve, inspektoi punonjësit e Policisë në detyrë dhe përcolli urimet për qytetarët dhe efektivët.
Ai ka falënderuar dhe uruar punonjësit për angazhimin dhe sakrificën e tyre, duke theksuar se “bukuria e misionit tonë qëndron në sakrificën njerëzore për të mirën e qytetarëve.”
“Festimet për ndërrimin e viteve, që u zhvilluan në sheshe në të gjithë vendin kanë kaluar pa incidente. Si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të fishekzjarrëve, deri në këto momente janë dëmtuar lehtë gjithsej 16 shtetas, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar për në banesë. Nuk është raportuar asnjë ngjarje serioze, konflikt apo incident, kjo falë qytetarisë dhe masave të marra nga Policia e Shtetit”, tha ai.
Konjufca takohet me Sorensenin në Bruksel, diskutojnë për di...
Irani zgjeron “zonën operative” të Ngushticës së Hormuzit në...
Ekspertja: Nuk jam mbështetur tërësisht në ChatGPT, ka qenë ...
Parlamenti serb nuk e përkrah kërkesën e Kamberit për Komisi...
Kosova kryeson rajonin me përqindjen e të rinjve në burgje
Rritet numri i vjedhjeve në Ferizaj, 11 raste veç javën e ka...