Numri i testimeve në 24 orët e fundit në Shqipëri ishte i lartë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë testuar 1.085 qytetarë, nga të cilët 159 kanë rezultuar pozitivë.
“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 87 raste në Tiranë, 11 në Elbasan, 9 në Fier, 7 në Berat, 5 në Durrës, nga 4 raste në Korçë, Gjirokastër, nga 3 raste në Krujë, Lezhë, Vlorë, Dibër, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Klos, Gramsh, nga 1 rast në Lushnjë, Mirditë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Fushë-Arrëz, Memaliaj, Vorë, Cerrik.”
Këtë të premte u raportua edhe për një viktimë, një 75-vjeçar nga Tirana. Gjithashtu, në orët e fundit u shëruan 265 qytetarë.
Por situata në spitale paraqitet e rënduar. Atje marrin trajtim 202 pacientë, nga të cilët 23 në terapi intensive dhe shtatë të intubuar.
Gjithsej, në Shqipëri numërohen të infektuar 13.965 persona, 389 të vdekur hde 6.342 të shëruar.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit