Në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit” dhe në 15-vjetorin e rënies në krye të detyrës të punonjësve të Policisë së Shtetit, të shpallur “Dëshmorë të Atdheut”, Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feska dhe Saimir Duçkollari, u zhvillua një ceremoni përkujtimore në qytetin e Durrësit.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha me anë të një postimi në Facebook, ka kujtuar të rënët.
Ai ka thënë se siguria e Shqipërisë kërkon përkushtim dhe heroizëm të jashtëzakonshëm.
“Në emër të Ministrisë së Brendshme dhe gjithë shqiptarëve, shpreh mirënjohjen dhe respektin më të madh për këta heronj. Kujtimi i tyre do të mbetet i gjallë në zemrat tona dhe në historinë e Shqipërisë.”, ka shrkuar ai.
Hoxha theksoi se falë sakrificës së tyre, vijohet gëzimi i një të ardhmja të sigurt dhe të qëndrueshme.
“Falë sakrificës së tyre, ne vijojmë të gëzojmë një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme. Do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ruajtur dhe forcuar vlerat dhe idealet, për të cilat ata ranë.”, u shpreh ai.
“I paharruar qoftë gjithmonë kujtimi i dëshmorëve të atdheut Lavdi të përjetshme!”, përfundoi ministri i Brendshëm i Shqipërisë./Arbresh.info/
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...
E ardhmja ende e paqartë: Agjentët e Vini Jr kontaktojnë gji...
42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...