Drejtuesi i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, në një prononcim për mediat lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës, bëri me dije se bilanci i ngjarjes është rënduar.
Sipas Vatocit, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të lënduar, një prej tyre në gjendje të rëndë.
Mes të plagosurve raportohet edhe një fëmijë, i cili ndodhet gjithashtu në gjendje të rëndë, shkruan A2 CNN.
“Konfirmohet se autobusi nuk është përplasur me asnjë mjet tjetër, por ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. Deri më tani janë konfirmuar 15 të plagosur, mes tyre edhe një i plagosur rëndë. Ka gjithashtu edhe fëmijë të plagosur, një prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë”, u shpreh Vatoci.
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...