Katërmbëdhjetë turistë, shtetas francezë dhe gjermanë, kanë mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut. Ata u shpëtuan me sukses falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, zjarrfikësve dhe strukturave të tjera të shpëtimit.
Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si “Ura e Dashit”, ku turistët, ndërsa po eksploronin zonën në këmbë, u gjendën të bllokuar pasi niveli i ujit në lumin e Langaricës u rrit ndjeshëm. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë së Përmetit u koordinuan me zjarrfikësit dhe agjencitë e zonave të mbrojtura për të organizuar operacionin e shpëtimit.
Operacioni u zhvillua në kohë rekord, duke bërë të mundur nxjerrjen e të gjithë turistëve në siguri të plotë. Policia e Gjirokastrës ka bërë të ditur se turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata shprehën mirënjohjen e tyre të thellë për përkushtimin dhe humanizmin e treguar nga ekipet e shpëtimit.
Në fund të njoftimit, Policia e Gjirokastrës theksoi angazhimin e saj maksimal në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, duke i ftuar të gjithë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 për çdo rast nevoje. Ky aksion shpëtimi shërben si një shembull i shkëlqyer i gatishmërisë dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në situata emergjence./rtsh.al
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...