Ministria e Shëndetësisë: 396 testime, ka 14 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit
2 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 396 testime, nga të cilët 14 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:
8 në Tiranë 4 në Korçë, nga 1 qytetarë në Durrës, Himarë.
Janë 162 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,772 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 2 Mars 2023)
Raste të reja ditore 14
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 396
Testime totale 2,040,956
Raste pozitive 333,532
Raste të shëruara 329,772
Raste Aktive 162
Humbje jete 3,598
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 135
Korçë. 6
Fier 5
Shkodër. 5
Durrës. 5
Vlorë 3
Berat. 1
Lezhë. 1
Kukës. 1 /abcnews
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...