12-vjeçarja mbytet në lumin Drin

07:54 | 24 Qershor 2021
M. A.

Një 12-vjeçare është mbytur dje në lumin Drin, në njësinë administrative Arras në Dibër, ka njoftuar policia lokale në Shqipëri.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të së miturës.

Ndërkohë, kanë filluar hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale