21 janari 2021 shënon 10 vjetorin e vrasjes së katër qytetarëve të cilët protestuan në vitin 2011 para Kryeministrisë.
Ata mbetën të vrarë në protestën e organizuar nga Partia Socialiste, në atë kohë në opozitë, ndërsa Partia Demokratike ishte në qeveri.
Protesta degradoi në dhunë dhe kaos në mes të cilës pjesëtarë të Gardës qëlluan me armë zjarri duke vrarë 4 protestues.
Në një ditë si kjo e sotmja, 10 vite më parë, u ekzekutuan me armë zjarri teksa protestonin Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.
Edhe pse kanë kaluar 10 vite, ende nuk një hetim të plotë për këtë ngjarje. Ndërkohë, ngjarjat e 21 janarit 2011 vijojnë të jenë objekt debatesh mes PS dhe PD.
Vetëm një ditë më parë, Policia e Tiranës i është drejtuar Prokurorisë së kryeqytetit me një kërkesë për të hapur dosjen e 21 janarit, kërkesë e cila do të bëj të mundur qëndrimin hapur të kësaj dosje./opinion.al
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri