Policia italiane ka sekuestruar 10 kg heroinë të fshehur në brendësi të kruskotit të një makine dhe ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, me inicialet M.G dhe L.I.
Kur janë ndaluar nga patrulla, shqiptarët kanë shfaqur shenja nervozizmi, duke deklaruar fillimisht se ishin me pushime, por pa saktësuar lokalitetin në të cilin ndodheshin.
Po ashtu, ata u kanë thënë agjentëve se në mëngjes kishin parë disa automjete që donin të blinin, por pa treguar asgjë konkrete në vijimësi.
Për shkak të pohimeve të tyre kontradiktore, policia nisi kontrollin e mjetit, duke gjetur në brendësi të tij substancën e ndaluar, e ndarë në 19 pako me rreth 10 kg heroinë.
Digjet një makinë gjatë natës në Pogradec
Bundestagu miraton “drone kamikaze” për ushtrinë
Shirat e rrëmbyeshëm në Brazil shkaktojnë tragjedi, 46 të vd...
Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi sot para gjykatës
Bisedimet bërthamore ShBA-Iran do të rifillojnë sot në Gjene...
Moti sot në Shqipëri