Pas rekordeve vitin e kaluar cikli i emigracionit shqiptar po hyn në një fazë të re.
Në këtë fillim vit kërkesat për azil në BE shënuan rënie me 14%. Ndërkohë drejt Mbretërisë së Bashkuar, statistikat tregojnë se arritën vetëm 29 shqiptarë, nga 12 mijë e 300 vitin e kaluar.
Edhe në Greqi numri i leje qëndrimeve të shqiptarëve pothuajse u përgjysmua nga 422 mijë në 2021-in në 291 mijë në 2022-in.
Qeveria shprehet se ka gati programet për integrimin e të gjithë të rikthyerve.
Zv.ministrja e Financave, Olta Manjani: Mesatarisht në tre katër vitet e fundit rezulton se 1 në 4 shqiptarë kthehet.
Ditën e enjte janë mirëpritur në aeroportin e Rinasit 40 emigrantë që janë rikthyer nga Britania e madhe dhe janë mirëpritur aty nga disa punonjës të zyrave së punës.
Ne po punojmë dhe me ekspertizën e bankës botërore për të identifikuar të gjithë ata shqiptarë që duan të rikthehen dhe ti vëmë në dispozicion informacionin e duhur.
Aktualisht po punojmë me zyrat e punës të vendeve përkatëse në mënyrë që të nënshkruajmë programe të rikthimit vullnetar. Për të lehtësuar marrjen e informacionit për të gjithë të rikthyerit po krijohet gjithashtu një uebsite i dedikuar nga agjencia kombëtare për punësim dhe aftësi.”
Përveç këtyre masave qeveria ka shpallur edhe gjashtë programe për nxitjen e punësimit, ku ndër to mund të veçohet programi i kodimit për të rinjtë që subvencionon kurse deri në 100% të vlerës, por edhe programi i vetëpunësimit, ku çdo individi i mundësohet e drejta për të financuar me 500 mijë lekë idenë e tij dhe të ndiqet ecuria më tej e biznesit./tch
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër