Të paktën 5 ekipe zjarrfikëse, 100 forca të ushtrisë dhe helikopterë, prej orësh luftojnë me flakët në kurorën e gjelbër të qytetit të Laçit.
Flakët janë afruar deri tek kisha e Shan Andout, ku ka pasur edhe shumë besimtarë, pasi ka qenë ditë e martë, një ditë ku ky vend i shenjtë për besimtarët vizitohet më shumë. Situata duket kritike, pasi rrezikohen edhe shumë banesa, ndërsa raportohet se është shtuar numri i zjarrfikësve dhe njerëzve të angazhuar në operacionin për vënien nën kontroll të flakëve.
“Vatrat e zjarrit shpërthyen njëherazi, çka do të thotë që nuk është një zjarr i rastësishëm në një vatër, por disa vatra, duke filluar që nga rajoni i kishës së Laçit, deri në kurorën mbi qytet. Është një hapësirë e madhe, e konsiderueshme” u shpreh kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi. Zjarri që u përhap me shpejtësi, dyshohet të jetë i qëllimshëm. Ndërkohë vatra e zjarrit dhe pse u tha se është vënë nën kontroll, vazhdoi të digjet edhe gjatë mbrëmjes, siç e tregojnë videot e qytetarëve të shumtë, që i kanë dërguar në numrin e ‘Ti raporton!’.
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...