Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të hënën do të zhvillojë disa takime në Bruksel.
Kryeministri i shoqëruar edhe nga ministria e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka fillimisht do të takohen me Josep Borrel, ministër i BE për Punët e Jashtme.
Në agjendë parashikohet edhe një takim me Ursula Von der Leyen presidente e Komisionit Europian. Ecuria e progresit të Shqipërisë për integrimin në BE, sikurse ecuria e përdorimit të fondeve të BE për rindërtim pas tërmetit janë dy prej çështjeve në diskutim.
Kjo vizitë e kryeministrit ne Bruksel vjen pas disa qëndrimeve kritike nga Rama në adresë të BE për mënyrën e padrejtë të shpërndarjes së vaksinës anti covid nga BE dhe lënien në harresë të Ballkanit Perëndimor. Disa ditë më parë kryeministri paralajmëroi një vizitë në vendin mik të BE i cili në dy raste ka dhuruar një sasi vaksinash për vendin tonë duke mos ia treguar emrin.
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...