​Kancelarja Merkel vizitë zyrtare sot në Tiranë, kjo është agjenda

07:23 | 14 Shtator 2021

Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Tiranë.

Sipas agjendës së publikuar nga zyra e shtypit e kryeministrisë, në orën 10:20 do të zhvillohet ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave.

Agjenda e kancelares Merkel në Tiranë

Zyra e shtypit e kryeministrisë ka zbardhur axhendën e vizitës së Merkel, që nis në orën 10:20, me ceremoninë e mikpritjes në Pallatin e Brigadave.

Në 10:30 do të mbahet një takim kokë më kokë mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave, që do të vijojë edhe me takimin mes 2 delegacioneve.

Në 11: 55 kancelarja dhe krerët e qeverive të Ballkanit shkojnë në Tirana Business Park. Po në këtë ambient rreth orës 14.35 do të mbahet konferenca për shtyp mes kryeministrit Rama dhe kancelares Merkel./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara