Reperja nga Ferizaj, Loredana Zefi, është duke u përballur me akuza të rënda nga një çifti zviceran.
Këta të fundit hedhin pretendime se rap-artistja shqiptare bashkë me të vëllanë u kanë marrë shuma të mëdha parash nën kërcënim dhe shantazhim.
Pas kësaj, ajo u mor në pyetje nga autoritetet zvicerane dhe tani është kthyer në Kosovë.

E dëmtuara, Petra Valais, ka rrëfyer për portalin zviceran “20 minuten” (mediat e parë që raportoi për këtë ngjarje), se e njëjta ka marrë ofertë nga avokati i Loredanës gjatë ditës të së mërkurës.
Zonja Valais ka deklaruar se në bisedën me avokatin i cili e ka kontaktuar mbrëmë në ora 21:53, ai i ka thënë se Loredana është e pafajshme dhe vëllezërit e saj kanë qenë iniciues për ta shtyrë drejt këtyre veprimeve.

Më pas, sipas gazetës, thuhet se avokati i ka ofruar rreth 200 mijë franga zvicerane, në tentim për të gjetur një gjuhë të përbashkët, teksa në bisedë e sipër ka rritur ofertën e tij në 350 mijë.
“Unë refuzova sërish sepse i kam dhënë Loredanës dhe vëllait të saj dyfishin e kësaj shume”, ka deklaruar Petra për “20 minuten”.
Portali ka treguar se negociatat mes dy palëve po vazhdojnë. /Telegrafi/
Prokuroria kërkon paraburgim për shtatë të arrestuarit: Dysh...
Dardan Berisha dhe Malvina Haziri më të mirët e vitit 2025
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...