Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, ka ndarë të enjten mbrëma lajmin e gëzuar me miqtë e tij në këtë rrjet shoqëror.
“Gruaja ime Prisila dhe unë do të kemi vajzën e dytë”, ka bërë të ditur lajmin Zuckerberg në Facebook.
“Pas përvojës së vështirë të cilën e kemi pasur me vajzën tonë të parë Maks, nuk kemi qenë të sigurt se çfarë të presim dhe as nëse do të kemi fëmijën e dytë. Kur kam ditur se Prisila ishte shtatzënë, fillimisht kam dëshiruar se fëmija do të jetë e shëndosh dhe më pas të jetë vajzë”, ka thënë Zuckerberg në status.
Themeluesi i Facebook-ut dhe gruaja e tij Prisila Çen ishin bërë me vajzën e parë Maks në vitin 2015.
Ndryshe, ata janë 99 për qind pronarë të Facebook-ut, përkatësisht rreth 45 miliardë dollarë.

Ambasadori britanik shkruan për takimin me Osmanin: Bisedime...
Kyle Walker është pensionuar nga Anglia
Hungaria miratoi rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Konjufca priti në takim ambasadorin gjerman, flasin për proc...
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...