Zëvendës kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe Princesha Elia Zaharia e kanë kaluar se bashku ditën e sotme.
Dy figurat e njohura shqiptare janë bërë së bashku ndërkohë që kanë vizituar pediatrinë e qytetin e Elbasanit me rastin e festës së fëmijëve, 1 qershori. Elia ka publikuar disa foto në profilin e saj në rrjete sociale nga ky aktivitet.
“Uroj që dita e fëmijëve të ketë sjellë sa më shumë gëzim në familjet tuaja! Uroj gjithashtu që për fëmijët cdo ditë të jetë një festë, dhe ata të marrin pafund dashuri dhe përkujdesje! Së bashku me mikeshën e familjes sonë Monika Kryemadhi sot e kaluam ditën në pediatrinë e Elbasanit, pranë atyre engjëjve të vegjël që na mirëpritën me aq ngrohtësi! I uroj shërim sa më të shpejtë! Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët! Zoti e bekoftë të ardhmen e tyre!,”-përfundon postimi i saj në rrjete sociale.

Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...