Këngëtarja e njohur Rita Ora, thuhet se që nga viti i kaluar është në lidhje dashurie me rokerin Andrew Watts.
E kjo duket se është e vërtetë! Edhe pse Rita Ora është munduar që këtë gjë ta mbajë të fshehur, mbrëmjen e kaluar ajo është parë duke dalë për darkë me rokerin 27 vjeçar Andrew Watts, transmeton Arbresh.info
Ata dukeshin shumë bukur bashkë, Andrew i veshur në stilin e tij prej një rokeri, ndërsa këngëtarja 26 vjeçare kishte veshur gjinse të shkurtëra dhe një këmishë të bukur me ngjyrë të kuqe.
Për këtë lidhje të Ritës, mediet kishin filluar të shkruanin që nga gushti i vitit të kaluar, e që më në fund ata u panë sërish bashkë, duke lënë të kuptohet se romanca e tyre ende po vazhdon./Arbresh.info

Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...
Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë