Lajmi për martesën e këngëtares Rona Nishliu ishte i papritur për publikun, pasi vetë ajo ishte treguar shumë diskrete për këtë lidhje. Ajo kurorëzoi dashurinë e saj 5 vjecare me Florin, në një ceremoni me njerëzit e dashur.
Këngëtarja, e grimuar nga Arbër Bytyqi, zgjodhi të dukej e freskët, e thjeshtë, me flokë të stiluar në onde të rregullta, që mblidheshin në njërën anë nga një karficë-lule. Por, nga dasma e papritur qarkulloi vetëm kjo foto, të paktën deri sot.
Ka qenë stilistja dhe mikesha e Ronës, Flutura Dedinja, ajo që ka zbuluar disa pamje të tjera nga ceremonia.Rona dhe tashmë bashkëshorti i saj, Flori, u lidhën në 2013-n. Ajo nuk foli kurrë publikisht për lidhjen e tyre. Sidoqoftë, ata fotografoheshin shpesh bashkë rrugëve të Tiranës a në evente publike.

Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...