Një tjetër ndëshkim i rëndë ka goditur banorët e Big Brother VIP Albania, pas thyerjes së një prej rregullave bazë të lojës.
Pasditen e së enjtes, në shtëpi mbërriti një zarf i zi, duke sjellë një vendim të papritur nga Vëllai i Madh.
Prej ditësh, banorët nuk kanë respektuar rregullin e zgjimit në mëngjes dhe kanë vazhduar të flenë edhe pas rënies së alarmit, duke nisur aktivitetet ditore shumë vonë.
Sjellja e tyre ka bërë që produksioni të marrë një masë ndëshkuese të pazakontë. Në zarfin e zi, Vëllai i Madh njoftoi se si pasojë e këtij mosrespektimi, dera e dhomës së gjumit do të mbetet e mbyllur për një afat të papërcaktuar.
Ky vendim ka shkaktuar reagime të ndryshme mes banorëve, disa prej të cilëve e kanë marrë me humor, ndërsa të tjerë janë shqetësuar për ndikimin që do të ketë ky ndëshkim në qëndrimin e tyre brenda shtëpisë.
Mbetet të shihet se si do të përshtaten banorët me këtë penalizim dhe nëse do të ndryshojnë sjelljen e tyre për të shmangur ndëshkime të tjera në të ardhmen. /Telegrafi/
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...
Lushtaku – Kurtit: Mos e përdor pushtetin, prokurorinë e gjy...
Lushtaku deklarohet para mediave, pasi u lirua në procedurë ...