Yllka Gashi shkëlqen në fotosesionin e ri: Gati për të fituar çmimin “Oscar”

12:33 | 14 Shkurt 2021

Protagonistja kryesore e filmit “Hive (Zgjoi)”, aktorja Yllka Gashi, së fundi ka realizuar një fotosesion.

Aktorja së fundi u shfaq tejet e bukur, e veshur me ngjyrë të kuqe dhe trëndafila të kuq pranë saj, shkruan portali arbresh.info

Ky fotosesion është realizuar nga fotografi i njohur Fadil Berisha.

“Gati për çmimin e saj, sot fotosesionin me Yllka Gashin”, ka shkruar në fotografinë që i ka publikuar.

“Zgjoi” përndryshe është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetësën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara