Një nga muzikantët më të famshëm të Afrikës, saksofonisti Manu Dibango, ka vdekur pasi u infektua me Covid-19.
Ylli kamerunian i xhazit, i cili ishte 86 vjeç, u dërgua në një spital francez javën e kaluar, sipas mediave franceze.
“Të dashur të afërm, miq të dashur, fansa të dashur, një zë ngrihet në distancë … Me trishtim të thellë ju njoftojmë për vdekjen e Manu Dibango, ‘Papy Groove”, thuhet në një deklaratë në faqen e tij në Facebook.

Karriera e saksofonistit filloi në vitet ’50 dhe ai u bë një muzikant me famë duke jetuar dhe duke performuar rregullisht në Francë, Belgjikë, Xhamajka, Republikën Demokratike të Kongos, Bregun e Fildishtë dhe në Kamerun.
Muzika e tij shërbeu si frymëzim për yjet e muzikës pop, nga Michael Jackson deri te Rihanna.
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё