Aktori i mirënjohur indian ka dalë pozitiv në testin për COVID-19.
Amitabh Bachchan ka njoftuar fansat se këtë mbrëmje ka marrë rezultatet e testit për koronavirus, që doli të jetë pozitiv.
Ai bëri të ditur se është shtrirë në spital, ndërsa familja dhe stafi i tij po i presin rezultatet e testit.
Bachchan u bën thirrje të gjithë atyre me të cilët ka pasur kontakt 10 ditët e fundit, t’i nënshtrohen testit për COVID-19.
“Këtë mbrëmje jam testuar pozitiv me CoviD… jam transferuar në spital .. spitali informon autoritetet.. familja dhe stafi i janë nënshtruar testeve, presin rezultatet.
Të gjithë ata që kanë qenë afër meje në 10 ditët e fundit i lus të testohen”, ka shkruar aktori në njoftimin e tij./ts/
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”